Nga 1848 testime për virus korona të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 141 persona kanë rezultuar të infektuar. Numër dyshifrorë ka Shkupi, 48, Kumanova, 21 dhe Shtipi 15. Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 12 357, ndërsa aktive janë 3163. Numër dyshifrorë në raportin e sotëm rezulton të ketë Shkupi, Kumanova dhe Shtipi. Ndërsa kryeqyteti gjithashtu mban vendin e parë sa u përket rasteve aktive me COVID-19 edhe atë 1067, më pas renditet Shtipi, me 301 raste aktive, ndërsa Gostivari është qyteti i tretë më numrin më të lartë të rasteve aktive, përkatësisht 295.

RASTE AKTIVE
Shkup- 1067
Shtip-301
Gostivar 295
Kumanovë-258

175 persona gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të qytetarëve që kanë fituar betejën me virusin korona në 8662.
Fatkeqësisht edhe dy persona i janë shtuar listës së viktimave. Bëhet fjalë për një 88 vjeçar nga Shkupi dhe një 80 vjeçare nga Kërçova. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus është 532. Numri i përgjithshëm i personave që kurohen nëpër spitalet në vend është mbi 330, ndërsa mbi 100 marrin oksigjeno terapi. Për momentin vendi posedon 265 aparate për frymëmarrje dhe 20 respiratorë mobil. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se në gjithë territorin e vendit ka kapacitete të mjaftueshme spitalore, përfshirë edhe spitalet mobile, dhe qendrat Covid si përgatitje edhe për rritjen eventuale të numrit të të infektuarve gjatë stinës së vjeshtës.

Pwrgatiti: Evi Shkopi