Ekonomia e Britanisë së Madhe duroi rënie më të madhe midis muajve prill dhe qershor, sepse masat për ndërprerje të përhapjes së koronavirusit të ri zyrtarisht e shtynë shtetin në recesion.

Ekonomia britanike ra për 20,4 për qind në krahasim me tre muajt e parë të vitit.

Me atë, Britania teknikisht hyri në recesion, të definuar në dy kuartalet e fundit me rënie ekonomike.

Kjo është hera e parë që Britania të gjindet në recesion nga viti 2009.

Persona zyrtarë deklaruan se ekonomia filloi të rikuperohet në qershor, prejse masat qeveritare të destinuara për koronavirusin filluan të lehtësohen.