Themeluesi dhe drejtori i “Amazonit” Xhef Bezos ne ditët e para të gushtit ka shitur aksione të kompanisë për 3.1 miliardë dollarë, publikoi “Forbs” duke iu referuar dokumenteve të dorëzuara në Komisionin amerikan për letrat me vlerë (SEC).

Pas pagimit të taksave, njeriu më i pasur në botë do të ketë rreth 2.4 miliardë dollarë.

Bezos i shiti aksionet me një çmim prej 3,10 në 3,18 dollarë për aksion, sipas të dhënave të SEC.

Forbs shkruan se nuk dihet pse Bezos i shiti aksionet.

Foks Biznis, megjithatë, thekson se Bezos në vitet e fundit rregullisht ka shitur aksione të “Amazon” për të financuar biznese të tjera. Televizioni kujton që Bezos premtoi se do të mbledhë paktën 1 miliard dollarë në vit duke shitur aksione për financim të “Blu Orixhin”, firmën e tij private të turizmit dhe hulumtimit.

Bezos e mbajti vendin e parë në listën e fundit të “Forbs” për njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri personale të vlerësuar prej më shumë se 189 miliardë dollarë.

Javën e kaluar “Amazon” publikoi se kanë realizuar të ardhura prej 88.9 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, 40 për qind më shumë se një vit më parë, dhe 5.2 miliardë dollarë fitime, gjë që ndjeshëm i tejkalon pritjet e Voll Strit.

Aksionet e “Amazon” janë rritur 73 për qind këtë vit.