Bayern Munich, i ka shkaktuar Barcelonës, humbjen më të thellë në historinë e saj në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtu me rezultat 8 me 2.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4 me 1, për Bayern, ndërsa Bayern arriti të shënoi edhe katër herë të tjera në pjesën e dytë.

Suarez, i Barcelonës, ishte i pari që shënoi, duke e ngushtuar rezultatin në 4 me 2, por Kimmich në minutën e 63, Lewandowski në atë të 82’ dhe Coutinho në minutat 85’ dhe 89’, e vulosën rezultatin prej 8 me 2.

Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndërsa Bayern e vazhdon garën, duke pritur të mësoj kundërshtarin e ardhshëm në mes të Manchester City dhe Lyon