Shmangni maska me valvul. Përmes valvulës, kur e nxjerrim frymën në ajër hidhen pika të imëta të cilat e përmbajnë virusin! Mbani maska të pëlhurës (më së miri tre shtresore) që ta mbroni veten dhe të gjithë rreth jush nga Kovid-19, ka shënuar në profilin e saj në Fejsbuk, bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Mbani maskë mjekësore, thekson ajo, nëse keni: Kovid-19, shqetësoheni për personat e sëmurë nga Kovid-19, keni mbi 60 vjet, ose sëmundje kronike.

T mobile In article 1

“Të qëndrojmë të sigurt dhe të mbrohemi nga Kovid-19, mbrohuni!”, potencoi Gjorgievska.