Mbrojtësi i Barcelonës, Nellson Semedo mund ta rinovojë kontratën me klubin katalanas.

Sipas “Mundo Deportivo” udhëheqësia e Barcelonës është në negociata me agjentin e futbollistit 26 vjeçar me vazhdim të mundshëm të kontratës deri në vitin 2025.

Kontrata e re do të nënkuptojë edhe vendosje të vlerës së dëmshpërblimit në vlerë prej 100 milionë euro.

Kontrata e Semedos skadon në vitin 2022.

Në sezonin 2019/20, Semedo luajti 40 ndeshje në të gjitha turnetë, në të cilat shënoi një gol, bëri tri asistime dhe mori pesë kartonë të verdhë.