Në emrin tim personal dhe të bashkëshortes Xhill, u dërgojmë urime komunitetit maqedonas-amerikan me rastin e festës së Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903 dhe deklaratës antifashiste të vitit 1944, qëndron në kumtesën e djeshme të Xho Bajdënit, ish-nënpresident i SHBA-së.

Bajdën, i cili me presidentin aktual, Donalld Tramp do të luftojë në zgjedhjet e këtij viti në nëntor, si kandidat i Partisë demokratike, në urimin me rastin e Ilindenit, vendin tonë e quajti “mike dhe aleate”.

Bajdën, shtoi se si president, me padurim pret të punojë me, siç qëndron në kumtesë, komunitetin tuaj në mënyrë që të arrihen qëllimet për një të ardhme edhe më të qetë, prosperuese euroatlantike të mbarë rajonit.