Reagim ndaj shkrimit : ”Para fakteve heshtin edhe perënditë” te shkruar nga Arlinda Memetaj

Zoti nuk heshtën para argumenteve të rrejshme dhe të pa ngopurve

Heshtja është flori, thotë një fjalë e urtë. Nxitimi për të reaguar ndaj gënjeshtrave të plasuar në opinion nga ish-gruaja ime, nuk do të më bënte nder as mua e as të vërtetës, andaj kur Arlinda Memetaj doli në publik me shkrimin “Para fakteve heshtin edhe perënditë”, dhe si argument përdori vendimin e gjyqit, i cili u morr pa më konsultuar mua aspak, por që ishte një masë mbrojtëse ndaj femrës, procedure kjo standarde globale për të mbrojtur femrat, ajo nxitoi që po me atë vendim, tu hedh pluhur në sy opinionit, ta arsyeton veten, të akuzon mediumet dhe të përqeshën perënditë e saja të cilët po heshtkan para fakteve të saja. Sikur të ketë perëndi Arlinda Memetaj?!.
Në atë kohë vendosa të hesht, sepse i vetmi veprim logjik, ishte të pres fjalën e drejtësisë. Në raste të tilla, pa u mësuar gjitha gjërat, si masë mbrojtëse paraprake Gjyqi përpiqet të marri vendim të balancuar kur është në pyetje çifti bashkëshortor, pra: një herë burri është fajtor, e herën tjetër gruaja ka të drejtë. E vështirë për ta besuar, por shoqëria e përparuar duhet ti japi femrës përparësi gjithmonë. Këtë nuk e kontestoj aspak dhe jam nga ata njerëz të cilët e mbështesin këtë logjikë duke i dhënë përparësi femrës, gruas, nënës, motrës… Gjithmonë.
Por çka ndodh me gratë të cilat qëllimet e tyre të errëta kriminale përpiqen ti mbulojnë pikërisht me këto masa mbrojtëse të cilat ua garanton ligji. Çka ndodh me femrat të cilat pasi e nxjerrin pasurinë e burrit mbi emrin e tyre, tentojnë ta vrasin burrin, duke e i dhënë sasi të mëdha sedativësh dhe duke e lidhur atë për shtrati e duke ia marrë frymën e jetës, e pasi nuk arrijnë ta realizojnë objektivin e parë, me mjete të forta, me çekiç në kokë, tentojnë ti marrin jetën burrit.
Në raste të tilla a duhet që burri ta mbrojë veten dhe jetën e tij? Si do ta mbrojë? Kam thënë se çdo qenie e gjallë ka të drejtë ta mbrojë jetën e vet deri në frymën e fundit. Me thonj e me dhëmbë nëse është nevoja.
Në rastin konkret, perënditë e Arlinda Memetaj mund të heshtin ndaj fakteve të paraqitura prej saj, edhe mediumet mund të heshtin pas ofendimeve mjeshtërore të saja, por ajo nuk mund ta fshehë përgjithmonë qëllimin e saj para Zotit tim, i cili është më i madhi, më i drejti, Ai sheh çdo gjë dhe din çdo gjë, Ai përcakton kush do të jetojë, e kush jo, Ai e nxjerr të drejtën në dritë gjithmonë. Unë besoj fort në Të dhe jam i bindur se e vërteta do të dalë shesh. Vullneti i Tij është që unë sot jam akoma gjallë për të dëshmuar, për të folur e për ti treguar Botës se asnjë krim nuk mbetet pa ndëshkim.
Ditë më parë, Gjyqi i apelit, solli vendim gjyqësor i cili ka hedhur poshtë vendimin e marrë më datë 29.01.2020 dhe pretendimet e ish gruas time, atyre fakteve para të cilave heshtin edhe perënditë e saj, dhe do ti sjell në një rigjykim. Në një rigjykim ku ish-gruaja ime duhet të dëshmojë për motivet e saj për tu pasuruar pa mund dhe ku do të përballet me argumentet për tentim vrasjen. Që në reagimin tim të parë, paralajmërova se vendimi i përkohshëm gjyqësor ngre në vete shumë pikëpyetje, për shkak se bëhej fjalë për një skenar, të paramenduar gjatë, të përgatitur gjatë dhe të ekzekutuar në mënyrën më perfide, duke e pas për qëllim që agresorin ta paraqet si viktimë. E në bazë të kësaj paraqitje si viktimë, agresori përdori edhe armën më të dhimbshme, më të prekshme dhe më të pashpirt, privimin nga e drejta për të qenë prind për 8 muaj, duke e ditur mirë se unë çdo ditë frymoj vetëm për vajzat e mia, e pa të cilat jeta ime nuk ka asnjë kuptim. Është e pa imagjinueshme maltretimi dhe tortura, që mund ti bëhet një prindi duke e privuar nga kjo e drejtë.
Profesoresha e Kolegjit AAB në Prishtinë, me diploma doktorature dhe magjistraturë të blera e me rrogë mbi 1000 euro, aktiviste partiake e Kryesisë së Partisë Aleanca për Shqiptarët, e punësuar në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut pa asnjë ditë paraqitje në punë. Këmbëngulja e saj që çdo pronë timen: shtëpi, banesa, makina, etj, ta nxjerr mbi veten e saj, zbrazja e kontove bankare deri në qindarkën e fundit, tregon qartë për qëllimet e saj dhe karakterin skifterijan të pa pangopur të ish-gruas time kur janë në pyetje paratë.

Avdulla Memetaj