Ministria e Shëndetësisë të Turqisë i përgënjeshtroi pretendimet për rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në vendet turistike.

Nuk ka paraqitje të koronavirusit në vendet turistike të Turqisë. Rritje e numrit të rasteve të reja është vërejtur vetëm në Ankara, Diarbekir, Gazientep, Konja dhe Stamboll, kumtoi Ministria e Shëndetësisë të Turqisë.

Një numër i madh i mediave dje njoftuan se ka paraqitje të koronavirusit në vendet turistike turke, duke iu referuar deklaratës së ministrit turk të Shëndetësisë Fahretin Koxha.