A është për ti besuar Ali Ahmetit?! Sipas Selës jo, por sipas popullit po.Gati 20 vjet Aliun e besojnë njerëzit, por cështja mbetet a i besojnë Selës.Këtu përgjigjja është e thjeshtë : Atij nuk i beson më kush sepse ai preu në besë një nga një Veselin ,Thacin,Ostrenin,Ahmetin,Kasamin.Sela është politikani që di të ” rezistojë” që mos ikë nga politika edhepse kupa e humbjeve serike është mbushur tashmë për të shkruan TetovaSot.
Nëse Ahmetit nuk mund ti besohet sic u shpreh ai në një preskonferencë , a mund më ti besohet Selës që humbjet i paraqet si fitore.Një politikan që nuk e do me asnjë cmim kryeministrin shqiptarë dhe di të akuzojë të tjerët po për kryeministrin shqiptar.
Sela nuk ka të drejtë të gjykojë cështjen e kryeministrit shqiptar.Ai është vepër e një lideri me vizion si Ali Ahmeti.Sela do që të bëjë trysni por e ka kot.Kryeministri është cështje e BDI-së dhe e atyre mbi 100 mijë votuesve që e përkrahën këtë ide.Ata që nuk deshtën kurrë të ndodhë si Sela nuk kanë të drejtë edhe të gjykojnë.Kjo është si thënia : ata që s’kanë bërë kurrë gjë për atdheun nuk kanë të drejtë edhe të gjykojnë.
BDI është ajo që përcakton strategjitë e saj në qeverisjen e ardhshme sepse ajo ka marrë verdiktin e popullit .Kryeministrin sic ka bërë me gjithcka tjetër , do ta bëjë sërish BDI.Të tjerët janë aktorë që kënaqen në politikë të dalin të dytët dhe të mposhtin kundërshtarët e vegjël.TetovaSot

T mobile In article 1