Aktorja turke Hümeyra Akbay është tronditur nga vdekja e djalit të saj 47-vjeçar, Sadik Bigat, në apartamentin e tij.

Sipas gazetës turke “Hürriyet Daily News”, Hümeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të. Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdekur.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por dyshohet se mund të ketë pësuar një sulm në zemër. Gazeta konfirmoi se funerali do të zhvillohet sot.

Hümeyra njihet për rolin e saj si halla Maide në serialin “Fate të kryqëzuara”.