Aeroplani i vogël që u nis javën e kaluar për në Australi dhe menjëherë pas fluturimit u rrëzua në Papua Guineja e Re, kishte më shumë se 500 kilogram kokainë, kumtuan sot autoritetet australiane.

Policia e Australisë dhe e Papua Guinesë së Re kumtuan se kanë gjetur 28 pako kokainë në shumë lokacione dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të paligjshëm me drogë. Ata janë anëtarë të grupit kriminel nga Melburni, i cili gjoja është i lidhur e krimin e organizuar italian. Të dyshuarit mund të dënohen në burg të përjetshëm.

T mobile In article 1

Vlera e kokainës së gjetur vlerësohet në 57 milionë dollarë australianë.