Një studente ka rrëfyer historinë e saj të trishtë sepse nuk mund të ketë kurrë fëmijë.

Arsyeja është se ajo ka hyrë në menopauzë 15 vjeçe. Sheree Hargreaves nga Burnley zbuloi pas një vizite mjekësore se vezoret e saj pushuan së funksionuari në një moshë shumë të re.

Ajo e mbajti sekret lajmin tronditës për shumë vite me radhë, ndërsa ëndrrat e saj për t’u bërë nënë u shkatërruan. Tani ajo është 19 vjeçe dhe ka nisur të flasë më hapur për historinë e saj.

Në fillim mjekët dyshuan se e reja kishte tumor në tru, por më pas testet e gjakut zbuluan se ajo kishte nivel estrogjeni jashtëzakonisht të ulët. Kjo është shenja kryesore e menopauzës së hershme.