Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin “10Minuta” në TV21, tha se vendin pa Qeveri dhe intitucione nuk duhet të jetë sidomos tani në kohën kur po përballemi me pandeminë dhe me krizë ekonomike.

Bujar Osmani: “Shtetin pa Qeveri dhe pa institucioni nuk do ta lëmë, sigurisht që kjo duhet të bëhet sa më shpejtë të formohen institucionet. Nuk do të kisha folur për situata hipotetike, ajo çfarë dua që nëpërmjet TV21, të përcjellë te qytetarët që të jenë rehat në drejtim që asgjë nuk bëhet prapa skenave, asgjë nuk bëhet pa dijen e tyre. Në momentin që bëmë takimin e parë po i informojmë qytetarët se kemi pasur një takim konstruktiv, jemi dakorduar në atë takim që të vazhdojmë ditëve në vijim me bisedat për arritjen e një marrëveshje për koalicion. Nuk mund të them se cili do të jetë epilogu. Nuk përjashtojmë takime edhe me parti të tjera politike. Në momentin që do të ndodhin ato takime, në momentin që do të ketë një marrëveshje të cfardo lloji qytetarët do të informohen”.
TV21: A është e gatshme VMRO-DPMNE-ja për të pranuar Kryeministrin shqiptar?

Bujar Osmani: “Nuk mund të flas në emër të partive të tjera, mund të flas në emër të BDI-së. Ne jemi parti politike serioze të cilët kemi fituar bindshëm në këto zgjedhje përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve dhe shumë seriozisht hymë në këto bisedime, për të materializuar premtimet e dhëna edhe vullnetin e tyre edhe sa më shpejtë të formojmë Qeverinë që të ballafaqohemi edhe me pandeminë edhe me krizën ekonomike dhe për të realizuar programin zgjedhor”.