Konfirmohet me koronavirus kryetari i PD në Rroskovec, Gëzim Caushi.

Caushi ka 10 dite me temperaturë e kollë shkruan abcnews.al.

T mobile In article 1

Kreu i PD i është nënshtruar testit për Covid-19 dy ditë më parë dhe ka rezultuar pozitiv. Caushi po mjekohet në shtëpi, ndërsa ditën e sotme gjendja e tij është përmirësuar.

Ditën e sotme u shënua bilanci më tragjik nga koronavirusi në vend që prej shpërthimit të pandemisë. Katër persona humbën jetën te spitali Infektiv, ndërsa u konfirmuan edhe 93 raste të reja me të infektuar.