A do të marrë Xavi Hernandez drejtimin e Barcelonës? Kjo ishte tema që po diskutohej ditët e fundit në mediat spanjolle, por jo vetëm.

Sot e kemi një përgjigje. 40 vjeçari në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në krye të katalanasve, pasi ka rinovuar edhe për 1 vit kontratën me skuadrën e Al-Sadd në Katar.

T mobile In article [1]

“Jam i lumtur që do jem pjesë e këtij klubi të shkëlqyer edhe për një vit, ” shkroi Xavi  në një postim në Instagram.