Më datë 23.07.2020 në orën 15 e 40 minuta, në SPB-Tetovë është raportuar se në zonën midis fshatrave Përshevcë dhe Glogjë të Tetovës, është përhapur një zjarr që ka kapluar në fushat e mbjella me grurë pronë e S.Z., B.R. dhe V.K. të gjithë nga fshati Glogjë.
Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri rreth orës 17:00 me ndihmën e banorëve lokal dhe Ekipit Territorial të Njësisë së Zjarrfikësve-Tetovë është lokalizuar plotsishtë.
Inspektimi është kryer nga ekip i SPB Tetovë.Ts