Zjarr shpërtheu sot në mëngjes në katedralen në qytetin Nant, në perëndim të Francës, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Zjarri nuk është në kontroll, është tërbuar me fuqinë e plotë, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve, i cili sinjalin e ka marrë në orën 7.44.

Zjarrin janë duke e shuar 70 zjarrfikës, kumtoi shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Katedralja Shën Pjetri dhe Pali në nant është një prej katedraleve më të mëdha gotike në Francë. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1434 dhe ka zgjatur 457 vjet deri në vitin 1891.