Barë i thatë për momentin po digjet në fushat pas lagjes Butel. Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit intervenoi me tre automjete dhe dhjetë zjarrfikës.

Prej atje për MIA-n deklaruan se është kapluar një sasi shumë e madhe e barit të thatë dhe se ende po punohet në shuarjen e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit për momentin nuk dihen.