Sot në orët e para të mëngjesit rreth orës katër, në rrugën “Aradhat partizane” në Kërçovë, është prishur rendi publik dhe qetësia nga një sulm fizik i kryer nga N.A. 39 vjeç mbi M.D. 40 vjeç, të dy nga Kërçova.

“Sulmuesi është thirrur në stacionin policor dhe ndaj tij është ngritur parashtresë adekuate”, informoi zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski.