Australiani Brenton Tarant, i cili para Gjykatës u shpall fajtor për vrasjen e 51 besimtarëve islam gjatë faljes në dy xhami në Krajstçërç të Zelandës së Re në Mars të vitit 2019, kërkoi vetë ta mbajë fjalën përfundimtare, para caktimit të gjykimit, theksoi Gjykata kompetente.

Tarant është akuzuar për 51 vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe sulm terrorist, ndërsa pranimi i tij e bëri të panevojshëm gjykimin, i cili duhej të fillojë në qershor.

T mobile In article 1

Megjithatë, pranimi i fajit dhe vendimi ta mbajë fjalën e fundit nuk do të ndikojnë në caktimin e dënimit, të caktuar për më 24 gusht.

Avokatët e Tarant thonë se vendimi i klientit të tyre nuk do të thotë se është prishur marrëdhënia e tyre, sepse kërkesa e të akuzuarit është në pajtim me të drejtat e tij ligjore.