Shefi i diplomacisë iraniane Mohamed Xhafad Zarif sot e akuzoi SHBA-në se kanë rrezikuar të shkaktojnë katastrofë, kur dy aeroplanë ushtarakë amerikanë i janë afruar një aeroplani iranian për udhëtarë mbi hapësirën ajrore siriane.

“SHBA-ja ka shqetësuar një fluturim të planifikuar civil, duke i sjellur në rrezik udhëtarët e pafajshëm, gjoja që t’i mbrojnë forcat e tyre okupatore”, ka shkruar Zarif në Tuiter, duke shtuar se “ata okupatorë duhet të ndalen”.

Ai e ka hedhur poshtë sqarimin e SHBA-së se aeroplanët kanë realizuar mbikëqyrje vizuale, si të paarsyeshme dhe jo bindëse,.

Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë iu afruan një aeroplani për udhëtarë iranian në hapësirën ajrore të Sirisë, për të cilin shkak piloti duhej shpejtë ta ndryshojë lartësinë e fluturimit që të shmang përplasje, ndërsa manovra e tillë ka shkaktuar lëndime më të lehta te disa udhëtarë.

Pas këtij incidenti, aeroplani i kompanisë iraniane “Mahan er”, që ka qarkulluar nga Teherani për në Bejrut, ateroi në mënyrë të sigurtë.

Ky incident me siguri do të sjell deri në rritjen e tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së.