Zaev shpall fitoren e Piros në këto zgjedhje por sërish humbi nga maqedonasit. Përkundër mbulimit të së vërtetës atë në një mënyrë e shpëtuan nga humbja e sigurtë shqiptarët sepse ndryshe rezultatet do ishin fatale për të dhe aty do ishte edhe lamtumira e tij nga politika, informon TetovaSot.

Por Zaev me këtë fitore të ngushtë dëshiron ta përvetësojë atë si një fitore personale duke mos e llogaritur fare partnerin e tij shqiptarë që kishte në këto zgjedhje ,Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit.

Ai nuk e përmend si një fitore e përbashkët por si një fitore pa mos e bërë fare hesap Besën , duke e nëncmuar dhe duke e poshtëruar disi politikisht në betejën e përbashkët për ta mundur VMRO-DPMNE-në. Kjo tregon se Zaev luan për mrekulli lojën e tij politike duke djegur të tjerët pa iu bërë vonë, përcjell TetovaSot.

Zaev i tregoi Besës se ajo mund të jetë vetëm formalisht me të, si një dekor duke nëncmuar votuesit shqiptarë që e sollën atë tek fitorja e ngushtë dhe duke ia shmangur humbjen e turpit.

Zaev tregoi pas zgjedhjeve atë që kishte thënë për shqiptarët se nuk vlejnë për pesë pare dhe në këtë rast ai se bën hesap Besën për 5 pare. Me këtë tregoi se ai do ta ketë një parti nëse krijon koalicionin por ajo do jetë vetëm një dekor ose do jetë inferiore në ” prehrin” e një politikani si Zaev që të shfrytëzon dhe më pas nuk të njeh./TS