Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve në NJZ 4, Zoran Zaevi përmes një fjalimi video i siguron qytetarët se më 15 korrik do të zbatohet votim me mbrojtje të plotë dhe se janë të siguruar të gjitha masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Ai thekson se më 15 korrik është me rëndësi të votohet, se merret një vendim i madh. Ai në porosinë thotë se merret një vendim për të ardhmen personale, për të ardhmen e më të afërmve tanë dhe për të ardhmen e atdheut tonë.

“Në këto zgjedhje vendosim nëse do të vazhdojmë të shkojmë përpara apo do të kthehemi mbrapa: Nëse do të rriten pagat dhe do të mbushen xhepat e qytetarëve, apo do të mbushen xhepat e njerëzve të Gruevskit të cilët tani ofrohen ta udhëheqin shtetin. Nëse do të pastrojmë gjyqësorin nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar apo mbetet e shtetit të kapur do t’i shpëtojnë Kamçevin dhe Gruevskin, dhe të gjithë të tjerët të cilët e vodhën shtetin. Nëse pasi hymë në NATO do të hyjmë edhe në BE apo do të lejojmë që VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski ta shfuqizojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të na kthejnë në regjim dhe izolim. Nëse do të përballemi dhe mbrohemi nga koronavirusi apo do të lëmë që njerëz të pandërgjegjshëm të rrezikshëm për shëndetin të sjellin kaos dhe panik”, thekson ai.

T mobile In article 1

Zaevi potencoi se secili prej nesh duhet të ndërmarrë hap dhe të marrë pjesë në vendimin e madh. “Nuk duhet të lejojmë ta rrezikojmë shansin që së bashku e krijuam këto tre vite. Shteti do të vazhdojë përpara vetëm nëse ne vendosim kështu, vetëm nëse ju dilni më 15 korrik dhe votoni në zgjedhje të sigurta. Sot, nuk ka opsion më të mirë dhe më të sigurt se LSDM-ja dhe Koalicioni “Mundemi”, thotë bartësi i listës në NJz 4 nga koalicioni “Mundemi”.

Zotohehemi, thotë Zaevi, para juve qytetarëve, se puna e parë e cila do të jetë periudhën e ardhshme është reforma në sistemin gjyqësor në shtet.

Ai u bën thirrje qytetarëve të mërkurën, më 15 korrik të votojnë për numrin tre, për koalicionin “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, “që të vazhdojmë përpara drejt zhvillimit, drejti integrimit, drejt rritjes ekonomike dhe më shumë para për të gjithë”