Bartësi i listës së kandidatëve në NJZ4, Zoran Zaev, së bashku me bartësen e listës së kandidatëve në NJZ1, Milla Carovska, sot realizuan takim me pensionistët nga Komuna e Kisella Vodës.

“Për tre vite, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka treguar përkujdesje të plotë për qytetarët më të moshuar, dhe përmes politikave të ndershme dhe të përgjegjshme të LSDM-së, pensionet janë rritur me gati 1.800 denarë dhe pensioni mesatar sot është 15.500 denarë”, tha Zaev.

T mobile In article [1]

Kjo, shtoi ai, është nxitje për të vazhduar të ofrojë kujdes edhe më të madh dhe më të mirë për pensionistët gjatë katër viteve të ardhshme.