Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot deklaroi se vendi do të vendos karantinë edhe për vendet e tjera nëse vazhdon të rritet numri i rasteve të koronavirusit dhe nëse është e nevojshme masë e tillë.

Ai këtë e tha me rastin e vendimit të qeverisë britanike për të vendosur në karantinë njerëzit që ktheheshin nga Spanja.

“Kam frikë se ne shohim shenja të valës së dytë në vendet e tjera. Kjo është detyra jonë, detyrimi jonë, të veprojmë me shpejtësi dhe vendosmëri për të parandaluar kthimin e pasagjerëve nga përhapja e virusit këtu në Britaninë e Madhe”, tha Xhonson.

I pyetur nëse karantina 14-ditore mund të zvogëlohej, Xhonson tha se po kërkonte mënyra për të lehtësuar karantinën, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për të siguruar shkenca të punojë për të ndihmuar udhëtarët dhe turistët, transmeton Bi-Bi-Si.

“Në këtë moment kur ju duhet të ndiqni udhëzimet që japim, ne kemi dhënë udhëzime për Spanjën dhe disa vende të tjera në mbarë botën”, tha Xhonson.