West Hami e ka mundur Chelsean 3:2, në një ndeshje dramatike në Londër, duke e rritur shpresat për mbijetesë në Premierligë.

Andriy Yarmolenko u shndërruar në hero për çekanëve, duke shënuar golin e triumfit jetësor në sekondat e fundit të takimit, kur rezultatin ishte baras pas golave nga Tomas Soucek dhe Antonio për vendasit dhe dy nga Willian për Chelsean.

Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën e David Moyes pas tri humbjeve radhazi dhe e largon atë nga zona e rënies nga liga.

T mobile In article 1

West Ham tani ka 30 pikë në vendin e 16-të, tri më shumë se Aston Villa në pozitën e 18-të, e cila dërgon në Championship.

Për Chelsean, ndërkohë, kjo disfatë, e para pas tri fitoreve radhazi, bën që vendi i katërt të jetë nën kërcënim.

Sepse Manchester Unitedi tani ka vetëm dy pikë më pak në pozitën e pestë, njëlloj si Wolves në pozitën e gjashtë.