Gjykata e Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Klevis Allën, Altin Ndocin dhe Talo Çelën, të cilët akuzohen për vrásjen e vëllezërve Haxhia.

Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencë për këtë çështje disa ditë më parë dhe ngriti akuzën e grupit të strukturuar kriminal, duke e kaluar në kompetencë të GJKKO, e cila bëri rivlerësim mase.

Vëllezërit Haxhia u qqlluan teksa po lëviznin me makinë. Ata u ekzekutuan me nga 20 dhe 18 plumba në trup duke ndërruar jetë në vend. Besmir Haxhiaj sapo ishte licensuar si avokat në Shqipëri, por ishte person i dënuar me burg më parë në Greqi. Ndërsa Viktor Haxhiaj njihej në zonën e Durrësit si sipërmarrës dhe tregtar makinash. Të dy vëllezërit dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike. /albeu.com/