Për VMRO DPMNE rritja në mënyrë rekorde të të infektuarve me Covid-19 është si rezultat i keqmenaxhimit të krizës nga Ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri teknik. Kirill Llazov akuzoi Filipçen dhe Spasovskin se janë të fokusuar në politike, dhe jo në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Maqedonia sërish u kthye në krye të listave, por në krye të listave ku ka më shumë të prekur në një milion banorë, më shumë të vdekur në një milion banorë. Paaftësia e Filipçes dhe Spasovskit në menaxhimin e krizës me korona doli në pah sikurse asnjëherë më parë”-tha Kirill Llazov, VMRO DPMNE.