Prodekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka vdekur nga Covid-19. Lajmin e ka konifrmuar Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Berisha ka shkruar në Facebook se Kelmendi ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit teksa ka kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë të infektuar 6917 persona. Të shëruar janë 3753, ndërkohë që 169 kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishës:

Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën!

Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit!

Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!

Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!

Profesor dhe mik Bakir, u prefshë në parajsë!

Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19!