Këtë të enjte është gjetur i vdekur në banesën e tij në farkë një 37 vjeçar, i identifikuar si Eugert Lazaj.

37 vjeçari, biznesmen dhe pronar i njohur i një kompleksi vilash në zonën e Farkës, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

T mobile In article 1

Mbetet ende mister nëse i riu është vetëvrarë apo kemi të bëjmë me një vrasje. Policia në njoftimin e saj vë në dukje dyshimin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë