Fushata parazgjedhore e partive për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut është në mes. Programet e tyre zgjedhore ata do t’i prezantojnë edhe sot në takime me qytetarët, në një format më të vogël, sesa ishte në zgjedhjet e kaluara, konform protokolleve shëndetësore për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” janë sot në Çair dhe Probishtip, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” do të vizitojnë Prilepin, Krivogashtanin dhe Krushevën.

Karvani i Maqedonisë së Bashkuar dhe Koalicioni “Asnjëherë e Veriut – Vetëm Maqedoni” do të takohen me banorët e komunave Rosoman, Kavadar dhe Negotinë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë para qytetarëve tha se ata i kanë hapur dyert BE-së dhe të NATO-s, me, siç tha ai, siguruam identitet dhe gjuhë të pranuar.

Kemi sjellë vendime të guximshme, kishim qëndrim, kemi mbyllë çështje dekadash me rëndësi, kemi ndërtuar ura, i kemi ruajtur të gjitha atributet e rëndësishme, krijuam miqësi dhe hapëm dyert e zhvillimit ekonomik të shtetit. Nuk kemi kalkuluar me rejtingun politik, ndërsa gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për të rinjtë, për fëmijët, pasi ata janë e ardhmja që të vazhdojmë përpara. Për dy vjet e gjysmë kemi hapur 64.000 vende pune, për katër vite do të hapim 100.000 që të mbajmë të rinjtë në shtëpi, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në Kriva Pallankë.

Sipas tij, tani shteti ka përkrahje nga fqinjët dhe siç tha, “po tani mundemi edhe më shumë dhe më mirë”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se koalicioni që ai drejton me mbështetjen e popullit bindshëm do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pastaj, ka thënë ai, të gjithë bashkë t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë për ripërtëritjen e Maqedonisë siç e kemi trashëguar dhe siç duam tua lëmë brezave që vijnë.

“Periudhën e kaluar kemi hapëruar ngadalë që të mos biem, që të mos kthehemi disa hapa prapa dhe të mund të nisim nga fillimi. Kemi sjellë vendime që ndoshta çdoherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme, por kanë qenë vendime që neve na sollën deri te qëllimi i fundit, ajo është që sa më shpejtë të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Mickoski në komunën e Kisella Vodës.

T mobile In article [1]

Karvani i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka qëndruar në Komunën e Kërçovës ku në vazhdën e takimeve me aktivist, simpatizantë dhe qytetar me fjalimet e tyre u paraqitën kandidatit për kryeministër i RMV-së, Naser Ziberi, bartësi listës në njësinë zgjedhore nr. 5, Talat Xhaferi, kryetari i Komunës, Fatmir Dehari si dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, të dashur bashkëveprimtarë, do të doja nga ky shesh sot të shprehë një urim që më del thellë nga zemra duke ja uruar përvjetorin e pavarësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një urim për një mikë të madhe që në ditë të vështira ishte pranë nesh dhe na përkrahu në qëndrimet tona të drejta”, u shpreh Ahmeti.

Koalicioni “Tash Është Koha” mbrëmë ka mbajtur tubim qendror në Strugë.

Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, madje kanë vizituar edhe Labënishtin dhe më pas nga sheshi i Strugës nga vendlindja e tij, Sela u është përgjigjur Zaevit dhe Mickoskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim të mos kushtëzohen nga shqiptarët për formimin e qeverisë.

“Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickoski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone, ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare. Më qartë se kaq s’kam si ju them”, ka deklaruar Sela nga Struga.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe nënkryetari Orhan Ibrahimi në kuadër të aktiviteteve zgjedhore kanë qëndruar në Butel të Shkupit.

“Me PDSH në qeverisje dhe Menduh Thaçin zëvendëskryeministër me të drejtë ekzekutive do të zvogëlohet informaliteti në ekonomi për të siguruar një konkurrencë të ndershme në treg”, kanë thënë ata para ta pranishmëve, ndërsa njofton Shërbimi për informim i kësaj partie.