Eurokomisari për zgjerim foli para Parlamentit evropian në komemoracionin e 25-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke e quajtur “plagë të hapur” të Evropës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Varheji përkujtoi se dy gjykata ndërkombëtare e cilësuan masakrën e tetë mijë burrave nga ana e forcave ushtarake serbe si gjenocid dhe shfaqi bindje se Evropa nuk i harron as viktimat, as familjet e tyre.

“Evropa dështoi në Srebrenicë dhe tani po përballemi me turpin tonë. Gjenocidi mbetet plagë e hapur në zemrën e Evropës dhe vazhdon të na ndjekë, vazhdon të na përkujtojë për përgjegjësinë tonë të përbashkët, obligim i yni është ta kujtojmë Srebrenicën çdoherë, detyrë e jona është çdoherë të sigurohemi se do të sillet drejtësi”, tha eurokomisari për zgjerim.

T mobile In article [1]

Tani është më urgjente se kurdo herë që përgjegjësit për krime të luftës në Srebrenicë të përballen me pasojat e veprave të tyre, shtoi Varheji në emër të Komisionit evropian dhe paralajmëroi se çfarëdo lloj revizionizmi historik është i papranueshëm.

Për KE-në, pajtimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritar, dhe retorika e urrjetjes është e papranueshme.