Më shumë se 30 për qind e transportuesve të anketuar të “SIZ Makedonija soobraqaj AMERIT” janë përballur me probleme pasi që në kamionin e tyre në mënyrë të paligjshme janë futur emigrantë. Pagesë të gjobave të larta edhe mbi 4.000 euro, paraburgim dhe procedura të gjata gjyqësore për të dëshmuar pafajësinë në transportin e emigrantëve ndonëse nuk janë të involvuar janë problem i shpeshtë i transportuesve në transportin e mallrave. Frika për diçka të tillë është përditshmëri në vozitjen e tyre drejt shteteve të Evropës Perëndimore pasi që në 30 ditët e kaluara emigrantët në një numër më të madh sërish u kthyen në rrugët, pas ndërprerjes së shkurtër në fillim të krizës me Kovid-19.

Rasti i fundit për të cilin na rrëfyen nga institucionet kompetente vendore është ai i para disa ditëve, kur në VK “Bogorodica” gjatë hyrjes në shtet një vozitës i kamionit, shtetas i yni i cili ka ngarkuar mall në Turqi, u ka lajmëruar nëpunësve doganorë dyshimin se në rimorkion e tij ka njerëz. Nëpunësit doganorë kanë vepruar në mënyrë më profesionale në këtë rast, ndërsa pas heqjes së pllombës kanë konstatuar se në rimorkion ka shtatë emigrantë dhe në koordinim me shërbimet policore në VK “Bogorodica” e kanë dorëzuar lëndën në kompetencë të tyre. Vozitësi i kamionit pas hetimit të realizuar është liruar që të vazhdojë udhëtimin meqë është dëshmuar se emigrantët në mënyrë të paligjshme janë futur në rimorkion e tij, gjegjësisht se ai nuk është fajtor. Por, një përfundim të këtillë të lumtur nuk kanë të gjitha rastet e këtilla, tregojnë përvojat e asociacioneve transportuese të transportuesve tanë.

Biljana Muratoska, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të transportuesve me kamionë “Makam-trans”, për MIA-n sqaroi se vozitësit duke e bërë transportin e mallrave duhet doemos t’i respektojnë edhe rregullat e Marrëveshjes evropiane për punë të ekuipazhit të automjeteve në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) për orarin e punës, kohën e vozitjes dhe pushimet e detyrueshme ditore dhe javore. Me këtë, bën të ditur bëhen shënjestër e lehtë e strukturave kriminale, që u ndihmojnë emigrantëve të hipin në hapësirën e transportit të automjeteve ose i hipi që gjatë ngarkimit të mallit në vendin e ngarkimit.

Vozitësit përdorin vend-parkingje me pagesë aty ku ka, por edhe hapësira të pompave të benzinës të bëra për këtë dedikim. Në gjithë korridori transportues, siç bën të ditur, nuk ekzistojnë hapësira të sigurta për parkimin e automjeteve transportuese motorike.

– Me këtë akt i shkaktohet dëm i madh transportuesit edhe atë me dëmtimin e kabllos doganore, prerjen e ceradës, por edhe me shkatërrimin e një pjese të mallit që e transportojnë dhe shpeshherë ai në tërësi ose pjesërisht nuk pranohet në vendin e shkarkimit (ushqim, preparate mjekësore, etj.). Transportuesit të cilët kanë CMR-sigurim hasin në probleme te kompanitë e sigurimeve, të cilat vetë interpretojnë se malli i dëmtuar me hyrjen e emigrantëve në hapësirën transportuese nuk mund të trajtohet si përgjegjësi e transportuesit, duke harruar me këtë rast rregullat themelore të CMR-konventës (Marrëveshje për transport ndërkombëtar rrugor) dhe Ligji për marrëveshjet për transportin në komunikacionin rrugor, ku është cekur qartë se për mallin është përgjegjës transportuesi nga momenti i marrjes së mallit, e deri në shkarkimin e tij në vendin e pranimit të mallit, pa marrë parasysh arsyen për dëmin e shkaktuar, përveç nëse bëhet fjalë për pakujdesi e skajshme e vozitësit, deklaroi Muratovska.

Transportuesit, siç shton ajo, gjithashtu, ndëshkohen në mënyrë të pabazë edhe atë rregullisht nga ana e shërbimit doganor kroat, pjesërisht në Greqi dhe në Angli, ndonëse procesverbalet policore që bëhen me hetim në vetë vendin e ngjarjes qartazi bëjnë të ditur se nuk ka involvim të transportuesit dhe vozitësit në aktin e transportit të emigrantëve.

– Dogana kroate e përdorë Ligjin për dogana ku ndëshkohet për shkeljen e hapësirës doganore dhe i dënon transportuesit me së paku 4.800 euro, ndonëse në vitin e parë dënimi ishte 100 euro. Është evidente se kanë gjetur mënyrë për të realizuar të hyra të mëdha për buxhetin e Kroacisë mbi këtë bazë. Anglia zbaton gjoba të ngjashme, që do të thonë gjobë për vozitësin dhe në veçantë për transportuesin sipas numrit të emigrantëve të gjetur në hapësirën e transportit të automjetit (për shembull, 250 paundë për një njeri për vozitësin dhe 450 paundë për një njeri për transportuesin). Greqia i ndëshkon të gjithë ata transportues të cilët nuk kanë paraqitur dëshmi se kanë emigrantë para të vijnë në terminalin doganor në brendësinë e shtetit ose në disa vendkalime të caktuara kufitare, duke mos mbajtur llogari për hapësirën e transportit që është e ndarë nga kabine e vozitësit dhe gjatësia më e vogël është 12 dhe 30 metra, zhurmën nga motori dhe pneumatikët që shkaktohet me lëvizjen e automjetit. Dënimet e tyre janë më rigoroze, sekuestrohet automjeti, për vozitësin shqiptohet paraburgim, ndërsa për lirimin e mallit të ngarkuar paguhet së paku 2.000 euro, procesi gjyqësor zgjatë së paku gjashtë muaj, që do të thotë se dëmi i transportuesit është i madh, i cili gjysmë viti do të ketë automjet jofunksional. Në të shumtën e rasteve vozitësit lirohen me dorëzani dhe garanci të paguar se do të lajmërohen në seancat gjyqësore, bën të ditur sekretarja e përgjithshme e “Makam-trans”.

Më shumë se 11 shoqata të transportuesve nga rajoni në dhjetor të vitit 2018 nënshkruan deklaratë me të cilën kërkonin ndihmë dhe mbështetje nga Qeveritë kombëtare, por edhe nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të anulohen gjobat e padrejta për transportuesit në rastet kur është dëshmuar se nuk ka kurrfarë faji të vozitësit, gjegjësisht transportuesit. Janë angazhuar avokatë në Kroaci dhe Britani të Madhe, Greqi, por, shprehet Muratovska, pa çfarëdo suksesi.

– Në fillim të pandemisë së virusit korona kishte ndërprerje të vogël të lëvizjes së emigrantëve, por në 30 ditët e fundit sërish u kthyen në rrugë dhe u shkaktojnë dëme të mëdha transportuesve, por edhe mallrave që transportohen. Në raste të këtilla veçanërisht kur emigrantët lëvizin drejt Evropës Perëndimore, Komisioni Evropian duhet të angazhohet dhe të kërkojë në të gjitha shtetet të zbatohen procedura dhe veprime të barabarta në raste të emigrantëve të gjetur në hapësirën e transportit të automjetit ku është dëshmuar se nuk ka involvim të vozitësit, gjegjësisht transportuesit dhe të ndërpritet me ndëshkimin e padrejtë dhe joracional të viktimave, në vend se të fajtorëve, deklaroi Muratovska.

Edhe nga asociacioni transportues “SIZ Makedonija soobraqaj AMERIT”, shprehen se në kushte të vështira të punës në kohën e pandemisë, transportuesit janë prekur në mënyrë plotësuese nga problemi me emigrantët.

– Transporti i paguar ndërkombëtar është shënjestra më e shpeshtë e emigrantëve. Në tentimet e tyre që t’i kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme, pa dijeninë e vozitësve, emigrantët hyjnë në kamionët e parkingut pranë autostradës, në drejtim të kufijve, ose zbatojnë edhe metoda që mund t’ua cenojnë jetën, deklaroi Lefter Andonov, drejtues i AMERIT-it

Hulumtimi i këtij asociacioni i vitit të kaluar në mesin e anëtareve për përvojën e tyre me emigrantët e zbuluar në automjetet e tyre ka rezultuar, siç shprehet, me përgjigje alarmante.

– Përveç përgjigjeve, morëm edhe dokumentacion plotësues, ankesa dhe gjoba nga transportuesit e revoltuar. Më shumë se 30 për qind e të anketuarve janë përballur me këtë problem, ndërsa gjobat më të shpeshta janë paguar për shkak të hyrjes së emigrantëve në Bajakovo, Kroaci. Është theksuar se në këtë vendkalimin kufitar, emigrantët në mënyrë të organizuar dhe të paligjshme hyjnë në automjetet, pa dijeninë e vozitësit, në të shumtën e rasteve duke shkaktuar dëm të mallit që transportohet dhe gjithmonë përfundon me gjobë, e cila arrin rreth 4.000 euro, bën të ditur Andonovi.

Ai bën të ditur në qëndrimin e Unionit Ndërkombëtar për Transport Rrugor (IRU) se migrimi është sfidë globale, humanitare, sociologjike, politike dhe ekonomike për qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë si tërësi.

– Vendimi për migrimin e paligjshëm kërkon kontroll efikas të nivelit të lartë, ndërsa industria e transportit nuk mund të ndërmarrë funksione shtetërore. Nevojitet mbrojtje e transportuesit nga përgjegjësia, veçanërisht gjatë transportit ndërkombëtar, ku vende të ndryshme (vende anëtare të BE-së) zbatojnë rregulla të ndryshme. Nevojitet mekanizëm i përbashkët efikas për luftë kundër migrimit të paligjshëm, shprehet Andonovi.

I këshillon transportuesit që t’i ndjekin praktikat më të mira (që mund të hasen në ueb-faqen e tyre ose me kërkesë nga hapësirat e tyre), që propozojnë masa dhe procedura që operatorët transportues rrugor dhe vozitësit e tyre duhet t’i respektojnë, në mënyrë që të mbrohen nga pasojat dhe t’i minimalizojnë humbjet ekonomike që mund t’i pësojnë për shkak të emigrantëve të paligjshëm.

Në zgjidhjen e këtij problemi me transportin e paligjshëm të emigrantëve bashkë me asociacionet transportuese dhe Qendrën kombëtare koordinuese për menaxhim kufitar. Ato deri tani kanë ndërmarrë më shumë aktivitete që kanë të bëjnë me dyndjen e madhe të emigrantëve destinacioni përfundimtar i të cilëve janë shtetet e Evropës Perëndimore, problem ky që është shprehur në tre vitet e fundit.

Vlladimir Pivovarov, koordinator në Qendrën kombëtare koordinuese për menaxhim kufitar, shprehet se zgjidhja kryesore për këtë problem është të kuptuarit dhe arrestimi i organizatorëve të transportit të paligjshëm të emigrantëve, por edhe pranimin e iniciativave të qëndrueshme për procedura të harmonizuara për transportuesit me çka do ta kishin dëshmuar pafajësinë e tyre. Ky institucion ka përgatitur analizën e rrezikut, në bashkëpunim me organizata dhe shoqata të tjera kompetente kanë ndarë 10.000 fletushka me informacione dhe këshilla për transportuesit. Me iniciativë të tyre në prill të vitit të kaluar me mbështetje të OSBE-së në Shkup u mbajt edhe konferencë ndërkombëtare me përfaqësuesit e shërbimeve doganore dhe policore nga vendet e Evropës Juglindore.

Siç shprehet Pivovarovi, fatkeqësisht, ende nga asnjëra prej qeverive pjesëmarrëse në këtë takim që me iniciativë të tyre vitin e kaluar në Shkup e organizoi OSBE-ja, nuk ka përgjigje për propozimin që e ka dorëzuar Qendra jonë kombëtare koordinues për vendosjen e domosdoshme të kamerave në hapësirën e bagazhit të automjeteve. Videomateriali do të ishte i pranueshëm si material dëshmues, ndërsa që kjo të ndodhë në praktikë të gjitha vendet duhet ta ndryshojnë legjislaturën për të pasur procedurë të harmonizuar.

– Nga ana jonë ishte dhënë propozimi vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë të nivelit më të lartë të mundshëm t’i shqyrtojnë seriozisht propozimet tona që kanë të bëjnë me zbulimin dhe dëshmimin e trafikimit të emigrantëve me përdorimin e mjeteve elektronike. Në fakt, propozimi kishte të bëjë me vendosjen e detyrueshëm të kamerave në hapësirën e bagazhit në pjesën e parme dhe të prapme të rimorkios dhe vendosjen e desktop-monitorëve në instrument tabelën te vozitësi në kabinën vozitëse, me çka vozitësi do të ketë 24 orë mbikëqyrje në gjithë atë që ndodhë në hapësirën e bagazhit në vendin në të cilin gjendet ta informojë policinë. Video-materiali që do të regjistrohet në këtë mënyrë në procedurën hetuese dhe gjyqësore të pranohet si material dëshmues, për çka nevojitet që të gjitha vendet ta ndërrojnë legjislacionin e tyre në këtë drejtim. Me këtë, do të mund të dëshmohet nëse vozitësi është pjesë e rrjetit të organizuar të trafikantëve ose, nga ana tjetër, se emigrantët janë futur në mënyrë të dhunshme, gjegjësisht se ai është i pafajshëm. Konferenca përfundoi me konstatimin që qeveritë e vendeve pjesëmarrëse të prononcohen lidhur me propozimin tonë, por fatkeqësisht, deri sot nuk kemi marrë përgjigje pozitive ose negative, shprehet Pivovarovi.

Pas lajmërimit nga “Makam-trans” për problemet e transportuesve, para së gjithash, në VK Bajakovo gjatë hyrjes në Kroaci, kanë ndërmarrë aktivitete në kuadër të kompetencave të tyre.

– Në shumicën e rasteve nga ana e tyre jemi informuar për problemet me të cilat përballen transportuesit tanë, para së gjithash, në VK Bajakovo gjatë hyrjes në Kroaci, ku nga ana e autoriteteve kufitare kroate pa përcaktuar fajin e vozitësit, transportuesit tanë janë dënuar me gjoba të larta, për shkak të cilës arsye nga ana jonë fillimisht janë zhvilluar bisedime me ambasadoren e atëhershme të Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e që më pas me informacion ta informojmë Ministrinë tonë të Jashtme, e cila përmes rrugës diplomatike kërkonte përgjigje nga autoritetet kroate, informon Pivovarovi.

Përveçse te automjetet transportuese lëvizja e emigrantëve ka pasoja edhe në komunikacionin hekurudhor.

– Në disa pjesë të caktuara të binarëve për arsye të ndryshme duhet doemos të lëvizim më ngadalë, ndërsa emigrantët e shfrytëzojnë këtë për t’u ngjitur në automjetet transportuese. Ne nuk mund të kemi pasqyrë të gjithë trenit për shkak të gjatësisë. Kur do të vërejmë ndonjë grup se si lëvizë ose nëse shohim duke u ngjitur, këtë e lajmërojmë, deklaroi Dushko Çakarovski, makinist në HRMV Transport SHA Shkup.

Sipas Bekim Laçit, zëdhënës i Hekurudhave të RMV-së Transport, për shkak të lëvizjes së emigrantëve nëpër binarë, HRMV-ja pëson dëme materiale dhe kohë të humbur.

– Kur emigrantët do të ngjiten në ndonjërin prej vagonëve transportues, ata i lënë dyert të hapura, me ç’rast ka ndodhur që një derë 14 metërshe të dalë nga vagoni për shkak të vibracioneve të mëdha gjatë lëvizjes së trenit. Dëmi më i shpeshtë që i shkaktohet HRMV-së është koha e humbur, meqë kur makinistët do të vërejnë emigrantë të hipur në vagonët tanë transportues , atëherë ata i informojnë kompetentët në kompaninë, të cilët më pas e informojnë policinë, dhe këtu ndodhë ndërprerje e komunikacionit deri në arrestimin e tyre nga ana e policisë, sqaroi Laçi për MIA-n.

Asociacioni “Makam-trans” ka përpunuar edhe vegël celulare, që është ngjitur në ueb-faqen e tyre, por mund të shkarkohet edhe në secilin telefon të mençur në mënyrë që të lajmërohen problemi me emigrantët ose nëse vozitësit i vërejnë sipas korridoreve kryesore transportuese në mënyrë që të reagohet me kohë dhe të mos ketë pasoja të pakëndshme për cilindo transportues nga rajoni.

Aplikacioni është falas dhe është i kapshëm për përdorim në të gjithë telefonat celularë dhe mund të shkarkohet në Plej stor (Play store) https://play.google.com/store/apps/details? или на Еп стор (App store) https://apps.apple.com/us/app/makam-trans-communications/id1480678084. Mund ta shfrytëzojë secili pa marrë parasysh nëse është transportues ose jo. Në mënyrë që të vendoset rend dhe siguri në rrugë.

Me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim mes “Makam-trans” dhe Qendrës kombëtare koordinuese për menaxhim kufitar u mundësua që çdo porosi e dërguar në sistemin të mbërrijë drejtpërdrejt në qendrën koordinuese, e prej atje edhe në Evropë ose qendra të tjera koordinuese nga shtetet në Evropë. Në aplikacionin transportuesit gjithashtu mund të lajmërojnë edhe korrupsion gjatë tranzitimit të tyre nëpër rrugë.