Savash VELIU

Pas peripecive të shumta në frontin luftarak TURQIA arriti të ngulfas forcat e sherrit siç janë; SHBA-RUSIA-FRANCA dhe bishtit të tyre në Libi, dhe në anën tjetër heshtazi e pa problem pushton territoret Greke një indikator tregues se ka rifilluar bërja ‘UPDATE’ të parakohshme të Marrëveshjes së LOZANËS (1923-2023) që bënë me dije Greqisë se është rrethekuar ishulli i madh MEIS nga Marina Ushtarake Turke dhe në të nuk lejon afrimin e forcave greke rreth ishujve kontestuese. Poqese tenton Greqia të ngre zërin apo t’i afrohet ishujve në fjalë atëherë Turqia do të mobilizoj ushtrinë 3 milionshe të përbërë nga ‘shoqata e gjyetarëve’ që bukvalisht do të shkel Greqin, deri në Athinë.

Siç duket para Turqisë ka mbetur Greqia e vetmuar ngase SHBA dhe Rusia po heshtin dhe nuk preferojnë të humbasin aleatin më të forte të tyre për Greqin, kurse Evropa dhe Franca lakojnë ngase Gjermania i’a ka frikën e presionit të Emigrantëve që mund të marshojnë drejtë kufirit të BE-së, prandaj preferon heshtjen. Përndryshe Turqia i ka ngulitur sytë edhe ndaj ishujve rreth Meisit si Rodos, Midili, Susam, Istankoy etjerë. Kështu Greqia e vetmuar dhe e dobët ushtarakisht karshi Turqisë mbetet një minjon me ushtrinë e dobët përball superioritet ushtarak turk e cila në dekadat e fundit arriti të ngris një industri të fuqishme ushatarake e cila bukvalisht mund të lëvroj Greqin. Prandaj Greqia duhet të jetë e urtë dhe e kujdesshme e të mos bëj zë shumë.

Siç duket grekët këtë gjendje fatale e kanë pranuar dhe vazhdojn të heshtin kurse Turqia ka mundësi të thirr Micotakisin e ta ulë në tavolinë duke i kërkuar të nënshkruajnë një marrëveshje të re të Lozanës me pranimdorëzimin e ishujve të okupuara qetësisht, më mirë me thënë ishuj të dhuruara nga Fuqitë e Mëdha të kohës peshqesh Greqisë që sot kontestohet reptësisht nga pala turke.

Amerika në njërën anë ka frikën e humbjes së Turqisë si aleaten e fortë dhe më shumë preferon të hesht derisa Rusia edhepse është proortodokse ajo preferon karshi Turqisë të hesht ashtu edhe ndaj AJA SOFISË shkaku se Greqia sa shkon e më shumë i afrohet Amerikës e cila dita ditës largohet nga orbita ruse. Dhe së dyti, Kisha Greke vitin e kaluar njohu autoqefalin e kishës Ukrainase të veçuar nga Kisha Ruse e gjithashtu nga ana e Patrikanës së Stambollit u bë Shenjtërimi i saj një shkak që përçau Kishat Ortodokse nga Kisha dhe politika Ruse që tani Rusia e pezmatuar t’iu revanshohet me heshtje në këto rethana dramatike.

Në këto nyje gordiane të ngatruara mes ortodoksëve të ndryshëm ka rol dhe gisht të madh edhe Turqia bashkë me Amerikën që kanë bërë një operacion me preteks të dobësojn influencën Ruse brenda shteteve ortodokse të Ballkanit dhe më gjërë. Operacion ishte i mirëseardhur për Turqinë që më lirshëm të operoj brenda zonave ortodokse që shihet edhe me takimet e shpeshta të bëra ndaj Ukrainës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë tani edhe ndaj Bullgarisë si një rrethekim të influencës së Kishës Ruse që shfrytzohej si epiqendra e Pan-ortodoksizmit tani e kthyer në Pan-Turcizmin Osman.

Po në këtë rast Turqia i shfrytëzon fushatat e saja të largoj shtetet nga industria e armëve ruse dhe rihapjen e tregut të vet për armët turke duke i shkaktuar Rusisë humbje ekonomike dhe politike dhe në anën tjetër shkakton edhe dobësimin e fuqisë ushtarake ruse karshi interesave Turke si në Ballkan ashtu edhe në Mediteranin e gjërë.

Është një strategji e fuqishme turke që bëhet për të shtrirë influencat e saja gjeopolitike e gjeoushtarake pas goditjeve fatale ndaj armëve dhe ushtarëve rusë si në Idlib ashtu edhe në El-Watiya të Libisë që degradoj imazhin e forcës së rusisë cariste keqazi me rikthimin e perandorisë osmane në skenën botërore duke ekspozuar shkëlqyeshëm industrinë e saj ushtarake që zgjoi simpatitë të gjëra te gjithë muslimanët e botës.

Kështu Rusia e shtyrë në planin e dytë detyrohet të kërkoj shpëtimin e saj tani me nxitjen e Armenisë karshi Azerbejxhanit me tentativë të okupoj gazsjellësin Turko-Azerbejxhanas si akt të gjunjëzoj Turqinë ndaj gazit rus sepse brenda disa viteve Turqia tërhoqi interesin e gazit rus dhe ktheu rotën në blerjen e gazit Azerbejxhanas. Por, sërish edhe me këtë akt Rusia i ndihmoj Turqisë që shkaku agresionit Armen ta kthej Azerbejxhanin të blej Armët turke karshi armëve ruse.

Ishte akti i ulët që iu kthye Rusisë si bumerang e reflektuar me humbje edhe të një pazari të armëve atak që do të pëshpejtonte edhe afrimin zinxhiror të shteteve turke t’i drejtohen Turqisë shkaku pabesisë Ruse sepse nesër mund të jenë edhe ata në shënjestër të Rusisë siç ndodhi me Azerbejxhanin një shans i ri që mund ti afroj ushtritë e tyre turke për krijimin e ushtrisë së përbashkët të shumëpritur si ajo e NATO-s – ‘’Armata e Turanit’’!