Një person që spiunon për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për vite me radhë është zbuluar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Fjala është për Steffen Seibert, bashkëpunëtor i zëdhënësit të qeverisë gjermane, i ekspozuar si një agjent egjiptian. Ai kishte akses në të dhënat e 400 gazetarëve nga 60 shtete

Pjesë e stafit të Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit të qeverisë gjermane, ai dyshohet se ka punuar për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për disa vjet.

Shërbimi penal federal mori “masa ekzekutive” ndaj këtij personi në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të zyrës së prokurorit federal, thuhet në raportin e sigurisë, i cili u paraqit në Berlin.

T mobile In article [1]

Një hetim kundër këtij personi është ende në vazhdim. Prokuroria konfirmoi për Bild se ishte nisur një hetim nën dyshimin e veprimtarisë së inteligjencës.

Sipas Bild, ai është një shërbyes civil i nivelit të mesëm në qeveri. Shërbimi federal i shtypit nuk pranoi të komentojë rastin, duke theksuar se ata nuk ndërhyjnë në hetimet në vazhdim.

Fokusi i veprimtarive të shërbimit të inteligjencës egjiptiane në Gjermani është të mbledhë informacione rreth opozitës egjiptiane që jeton në atë vend, deklaroi Shërbimi i Mbrojtjes Kushtetuese në raportin e tij vjetor. Në të njëjtën kohë, shtojnë ata, fokusi i kolegëve egjiptianë janë kryesisht anëtarët e Vëllazërisë Muslimane.