Një lëkundje tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:56 në zonën e Durrësit dhe Tiranës.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës.

Sipas qytetarëve që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, lëkundja ka qenë e lehtë. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

Që prej tërmeteve të fuqishëm të Shtatorit dhe të Nëntorit të vitit të kaluar vendi ynë është përshkruar nga mijëra pasgoditje, që sipas ekspertëve janë tërësisht normale.