Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar të vizitojë familjet që humbën anëtarë në luftën e fundit në Kosovë.

Këtë pasdite presidenti Thaçi ka vizituar familjen Muqolli në Poklel të Drenasit, të cilës në prill të 1999 iu vranë 40 anëtarë.

T mobile In article [1]

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.