Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka folur për medie pas përfundimit të intevistimit në Zyrën e Prokurorit Special në Hagë.

“Sapo përfundova dëshminë në Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës”

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë cka kam dëshmuar. Unë s’kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës”

“Përkundër faktit se dëshmia ime ka zgjatur shumë, unë konsideroj se kemi pasur seanca produktive”

“Nëse Gjykata Speciale gjykon drejtë, do të vërtetohet se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”

Në pyetjen e gazetarit se është pyetur nga prokurori lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”, Thaçi tha se nuk është pyetur.

“Unë sonte nuk kam të drejtën të flas për asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë. Mirëpo lidhur me pyetjen tuaj mund të konfirmoj se nuk jam pyetur për pretendimet e Dick Martit në asnjë rast”, ka thënë Thaçi.