Tetova sot ka regjistruar edhe një vatër të re me virusin korona, në një filial banke duke bërë që në territorin e saj të ketë gjithsej 4 të tilla. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 389 përfshirë këtu edhe 19 rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Nga rastet e reja 12 janë në Tetovë, 3 në Bogovinë, dhe nga një në Zhelinë, Tearc, Bërvenicë dhe Jegunovc.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, komunë në të cilën janë mbi 35 raste aktive, thotë se me zbutjen e masave banorët filluan të mendojnë se ishte zbutur edhe agresiviteti i virusit. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë është 12.

Ndjehen më të lirë për faktin se u hoqën masat. Mendojnë se edhe virusi nuk është agresiv siç ka qenë. Edhe tani janë më tepër të fokusuar në politikë, zgjedhje dhe njerëzit më pak dëgjojnë për virusin.”-tha Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës.

Banorët e Tearcës, një tjetër komunë ku virusi ca kohë më parë mori hov të madh, kanë filluar të ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së respektimit të masave mbrojtëse, thotë Sekajdin Zeqiri, nga Shtabi Krizës- Tearcë.

Java e fundit është një nga më të mirat që nga fillimi i pandemisë. Konsideroj se me paraqitjen e rasteve të shpeshta në Tearcë dhe vetëdija ka ndryshuar dhe kohën e fundit po I respektojnë masat më shumë se në fillim të pandemisë”-tha Selajdin Zeqiri, Shtabi Krizës – Tearcë

T mobile In article 1

Qytetarët të revoltuar thonë se presin me orë të tëra para dyerve të bankave dhe postave, madje ka raste kur presin tërë ditën dhe kthehen në shtëpi pa mbaruar punë.

“-Pse nuk mbani distancë?- Pse nuk duam, kemi dashni.- A nuk keni frikë? -Hiç.”

“Katastrofë. Të presësh 10 orë për një kartelë, a s’ është turp kjo? Si nuk ju vjen turp të presin 200,300 vetë këtu.- A ka ndodhur të vini dhe të mos kryeni punë tërë ditën?- Po ka ndodh edhe kjo.

Deri tani në Tetovë dhe rrethinë janë regjistruar gjithsej 742 raste. Prej tyre mbi 250 janë shëruar, ndërsa 55 persona kanë ndërruar jetë.