Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se ka rezultuar negativ për Covid-19 edhe në testin e dytë.

“Edhe zyrtarisht, armiku i padukshëm është mposhtur. Shihemi prej nesër në aktivitetet e ditëpërditshme. Ju falënderoj për përkrahjen gjatë këtyre 16-17 ditëve.” ka shkruar Shilegov në një postim në Facebook.

T mobile In article 1

Kujtojmë këtu se Shilegov bëri të ditur se ishte infektuar me koronavirus më 20 qershor. Ai konfirmoi infektimin, edhe pse sipas tij, i kishte respektuar masat mbrojtëse.

Pas infektimit, ai u vetëizolua derisa të shërohej.