Një tërmet me magnitudë të goditjes prej 4.6 ballëve të shkallës Rihter sot rreth orës 20:30 sipas orës lokale e ka goditur Afganistanin, njoftojnë mediat amerikane.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veriperëndim të Kabulit në një thellësi prej 7.4 kilometrave, tregojnë të dhënat e Qendrës sizmologjike euromesdhetare (EMSC).

T mobile In article [1]

Dëshmitarët deklarojnë se pati një goditje të fortë të shkurtër dhe me ç’rast është dëgjuar një shpërthim i fortë.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima.