Të paktën 40 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të auto bombës në pjesën veriore të qytetit afgan Ajbak, kumtuan sot përfaqësuesit zyrtarë, transmeton agjencia gjermane DPA.

“Ekzistojnë druajtje se ka edhe të vdekur”, theksoi zëvendësguvernatori i provincës Sefatullah Samangani dhe këshilltar lokal Raz Mohamed.

Pas sulmit me bombë, erdhi deri në këmbim zjarri mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë të stacionuar në rajon, kumtuan personat zyrtarë.

T mobile In article 1

Qëllimi i saktë i sulmit nuk dihet, por automjeti ka shpërthyer në afërsi të sektorit për zbulim të agjencisë për provincën Samagan.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.