Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot realizoi takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Rejçel Galouej. Në fokus të takimit të punës ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë zbatuar në shtet, si dhe aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren pas përfundimit të tyre.

Në takim Çulev shprehu falënderim të madh deri tek ambasadorja Galouej për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm gjatë mandatit të tij në kryerjen e funksionit – ministër i Punëve të Brendshme.

Dy palët së bashku u pajtuan se në të ardhmen në Ministrinë e Punëve të Brendshme është i nevojshëm vazhdim i proceseve reformuese, si segment i rëndësishëm në procesin eurointegrues të shtetit.