Derisa të formohet qeveria e re, qeveria aktuale do të funksionojë dhe do të punojë me intensitet të pandërprerë në interes të qytetarëve, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri, Oliver Spasovski.

Ai pret që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të publikohen së shpejti dhe të fillojë procesi i formimit të institucioneve.

“Unë mendoj se të gjitha subjektet politike duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm se më parë, sepse ne kemi një vend që tani është në një krizë shëndetësore dhe serioze ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për institucionet, që të kemi një Kuvend funksional dhe një Qeveri që do të ketë legjitimitet të plotë për të vazhduar me ballafaqimin e kësaj situate të tërë. Ne gjithashtu kemi një periudhë në të cilën ju duhet të negocioni për anëtarësimin me Bashkimin Evropian. E gjithë kjo kërkon që ne të jemi vërtet serioz në veprimin dhe marrjen e vendimeve”, tha Spasovski.

Ai sqaroi se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në bazë të ligjit, pushojnë funksionet e të gjithë ministrave teknikë dhe zëvendësministrave plotësues që janë zgjedhur në përputhje me Ligjin e Qeverisë.

“Kështu që askush nuk ka nevojë të japë dorëheqje sepse me publikimin e rezultateve përfundimtare mandati i tyre përfundon”, theksoi Spasovski.