Spanja deri tani ka humbur më shumë se 28,400 qytetarë nga koronavirusi.

Mbreti Felipe ka mbledhur liderët e BE-së, politikanët spanjollë dhe familjet e viktimave për të nderuar të gjithë ata që kanë vdekur, ashtu sikur edhe ata që janë duke u përballur me këtë virus.

Rreth 400 pjesëmarrës erdhën në Pallatin Mbretëror në Madrid ku u ulën në karrige me distancë sociale mes vete të organizuara në rrathë koncentrikë përreth një zjarri.

Të gjithë të pranishmit kishin vendosur maska të zeza dhe vendosën lule përreth zjarrit, transmeton Klan Kosova.
Hernando Maria Calleja, vëllai i gazetarit Jose Maria Calleja që ka vdekur nga Covid-19, ka thënë për audiencën se ky virus ishte “vrasës mizor, shkatërrues dhe i ftohtë”.

“Unë besoj se dhimbja ime është e njëjtë me dhimbjen e secilit familjar të viktimave”.