Watford ka vendosur të shkarkojë trajnerin Nigel Pearson, edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në Premierligë.

Watford ende janë në rrezik për rënie nga Premierliga, me vetëm tre pikë më shumë nga vendi i 18-të, që dërgon në Championship.

Në dy ndeshjet e mbetura në Premierligë, Watfordin e pret punë e vështirë kundër Manchester Cityt në shtëpi dhe Arsenalit në udhëtim.

Emri kryesor pretendent për të zëvendësuar trajnerin Pearson, është John Terry.