Vendi ka shënuar sot 108 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shtuar edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet COVID.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, ku 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona humbën jetën nga koronavirusi në vend, duke çuar numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë në 123.

Ndërkohë, 60 persona janë shëruar gajtë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 2523.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat e thjeshta kundër koronavirusit, duke vënë theksin tek mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura publike.