Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se sistemi i rotacionit të personelit mjekësor funksionon mirë, sepse janë të përfshirë punonjësit e KARIL, internistët, veçanërisht pulmologët, si dhe personeli nga Instituti për tuberkulozë për konsultime dhe mbikëqyrje të pacientëve me Kovid-19.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me largimin e dy anesteziologëve nga Spitali “8 Shtatori”, duke lënë numrin në 1, ai tha se nga dita e mërkure dy kolegë nga KARIL do të shkojnë për ndihmë në këtë spital.

“Në periudhën e kaluar ka pasur interes të madh për transferimin e mjekëve, infermierëve nga shëndetësia private ​​në publike. Si pjesë e kësaj, dy anesteziologë erdhën nga spitalet private në spitalin “8 Shtatori”. Një anesteziolog dëshiron të kthehet, nga ata që janë transferuar nga spitalet private dhe një tjetër ka njoftuar se ajo do të japë dorëheqjen nga vendi i punës dhe një mjeke tjetër, që ka punuar në spitalin “8 Shtatori” për disa vjet. Në atë kuptim, nuk do të ketë mungesë të numrit të përgjithshëm, por javën e kaluar ne diskutuam intensivisht për zëvendësimin dhe ndihmën e kolegëve anesteziologë dhe dy kolegëve nga Klinika për Anestezi dhe Reanimimi nga e mërkura do të shkojmë për të ndihmuar, plotësuar punën e kolegëve në spital “8 Shtatori”, në mënyrë që të bëhet orar që programi operativ i klinikave kirurgjikale të mos pësoj”, shpjegoi Filipçe.

T mobile In article [1]

Ministri tha se deri më tani nuk ka ndonjë nevojë të posaçme për anesteziologë duke theksuar se ka në mes tre dhe dhjetë pacientë në një aparat respirator, pikërisht se është një nga kushtet më të vështira që kërkon angazhim maksimal, por këtu janë kolegë nga KARIL.

Ai theksoi se numri më i vogël i pacientëve të hospitalizuar që ishin vendosur në Institut janë transferuar në spitalin në Leshkë dhe në Jasenovë.