Pas uraganit katastrofal “Maria” në Portoriko, presidenti amerikan Donald Tramp e mori në konsideratë idenë e shitjes së këtij ishulli në vitin 2017, deklaroi për “Nju-Jork Tajms” Elejn Djuk, ish zëvendësdrejtor i Sigurisë Kombëtare, transmeton Si-En-En.

“Idetë e tij janë më të përshtatshme për biznesmenë se sa për president”, tha Djuk.

Ajo shtoi se shitja e Portorikos nuk ishte marrë kurrë seriozisht, që kur atë e propozoi Trampi.

T mobile In article 1

Pothuajse 3.000 njerëz humbën jetën si pasojë e motit të ligë.

Tramp, paraprakisht, ka akuzuar qeverinë lokale të Portorikos për shpërdorim të parave të siguruara nga administrata e tij, ndërsa në nëntor të vitit 2018 Shtëpia e Bardhë e informoi Kongresin se presidenti nuk donte të dërgonte mjete shtesë për riparim të dëmit të shkaktuar.

Pas stuhisë, Trampi mohoi çdo gabim të bërë nga administrata e tij dhe e vlerësoi reagimin ndaj uraganit “Maria”, duke e vlerësuar atë “sukses të jashtëzakonshëm dhe të padiskutueshëm”.